Kombinoje me
Një nga formulimet më të fuqishme të vitaminës C. Vetitë e saj anti-njollë janë të shumëkërkuara, por është vështirë të gjesh vitaminë C të pastër (forma më efikase) dhe njëkohësisht të stabilizuar në formulim. Vitamina C nga MartiDerm është rasti i një të tille që duhet provuar patjetër. Duke e vendosur në ampula, nuk lejon oksidimin e vitaminës C dhe e bën të lehtë në përdorim, gjithashtu edhe në transportim në udhëtime etj.
Benefitet:
- Vitaminë C e pastër (versioni më i fuqishëm i vitaminës C)
- Zbeh njollat
- Ndihmon që aknet të mos mbesin njolla
- Jep shkëlqim në lekurën pa jetë
- Njëtrajtëson tonin e lëkurës
- Mbron nga njollat e shtatëzanisë (melazma)
Perdorimi:
- Në rutinën e mëngjesit
- Gjithmonë të pasohet me SPF në fund
- Në lëkurë të pastruar ose pas një BHA
- Një ampulë mund të përdoret 4 herë (ruaje në frigorifer)
- Mund të përdoret në shtatëzani dhe gjidhënie
- I përshtatshëm për lëkura të mësuara me vitaminën C (jo fillestarë)
Lejohet të përdoret në shtatëzani dhe gjidhënie.
Përgjigje për pyetjet tuaja
Transporti kushton 200 lekë në Tiranë dhe 300 lekë në rrethe.
Dërgesat zakonisht kryhen brenda 1–2 ditëve pune, në varësi të vendndodhjes dhe konfirmimit të porosisë.
Pagesa mund të kryhet sipas opsioneve të ofruara gjatë porosisë, përfshirë pagesën në dorëzim nëse kjo është e disponueshme.
Kthimet pranohen vetëm në rast se produkti ju vjen i dëmtuar. Në këtë rast, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë pas marrjes së porosisë.
Mund të na kontaktoni në email: info@skinsharedoctor.com ose në numrin e telefonit: +355 69 744 7966.
Produktet tona janë të përzgjedhura me kujdes. Për çdo produkt rekomandojmë të lexoni përshkrimin dhe mënyrën e përdorimit për të zgjedhur atë që i përshtatet më mirë lëkurës suaj.

