Heliocare Gelcream SPF 50 (Light)
Krem dielli me SPF 50 me ngjyrë në teksturë gel-krem, i cili kombinon mbrojtjen e lartë nga dielli me efektin e një fondatine të përditshme. Formula hidratuese ofron një përfundim natyral në lëkurë, duke ndihmuar në mbrojtjen ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga rrezatimi UV.
I formuluar me Fernblock®, filtra UV dhe antioksidantë, ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e dëmtimeve nga dielli, ndërkohë që i jep lëkurës mbulim të plotë dhe pamje uniforme. Falë teksturës së lehtë dhe hidratuese, mund të përdoret çdo ditë si makeup/fondatinë .
I përshtatshëm për lëkurë normale dhe të thatë.
Përdoret në shtatëzani/gjidhënie
Përdorimi: Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë si hapi i fundit i rutinës së kujdesit të mëngjesit, përpara ekspozimit në diell. Mund të përdoret edhe si fondatinë e përditshme me mbrojtje diellore. Riaplikojeni gjatë ditës sipas nevojës.