Kombinoje me
CeraVe Moisturising Lotion është një locion hidratues i lehtë i përshtatshëm për lëkurë normale deri të thatë. Formula e tij ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale, falë përmbajtjes me 3 ceramide esenciale dhe acid hialuronik.
Tekstura përthithet shpejt, nuk lë ndjesi të yndyrshme dhe është ideale për përdorim të përditshëm. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Përfitimet kryesore:
- Hidraton dhe zbut lëkurën
- Ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës
- Me 3 ceramide esenciale dhe acid hialuronik
- Teksturë e lehtë, jo e yndyrshme
- Pa aromë
- I përshtatshëm për fytyrë dhe trup
- Ideal për lëkurë normale deri të thatë
Lejohet në shtatëzani/gjidhënie.
Përdorimi: Aplikojeni në lëkurë të pastër pas larjes,në mëngjes dhe mbrëmje.
Përgjigje për pyetjet tuaja
Transporti kushton 200 lekë në Tiranë dhe 300 lekë në rrethe.
Dërgesat zakonisht kryhen brenda 1–2 ditëve pune, në varësi të vendndodhjes dhe konfirmimit të porosisë.
Pagesa mund të kryhet sipas opsioneve të ofruara gjatë porosisë, përfshirë pagesën në dorëzim nëse kjo është e disponueshme.
Kthimet pranohen vetëm në rast se produkti ju vjen i dëmtuar. Në këtë rast, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë pas marrjes së porosisë.
Mund të na kontaktoni në email: info@skinsharedoctor.com ose në numrin e telefonit: +355 69 744 7966.
Produktet tona janë të përzgjedhura me kujdes. Për çdo produkt rekomandojmë të lexoni përshkrimin dhe mënyrën e përdorimit për të zgjedhur atë që i përshtatet më mirë lëkurës suaj.