Këto fletë xhelatinoze, janë shumë të ngjashme me serumet e koncentruar të syve. Peptide Eye Patches nga Youthlab, ofrojnë hidratim, qetësim dhe efekt të butë anti-rrudhë për sytë. 30 të tilla që paketimi përmban, janë ideale për përdorim të përditshëm 1 mujor. Periudhë kjo, në të cilën yona e syve trajtohet dhe e mjaftueshme për të parë efektet e para anti-rrudhë.
Përdorimi:
Në fund të rutinës së darkës, vendosini në zonën e syve. Mund ti lini gjithë natën, ose për një minimum kohor 15 minuta. Për efekt ekstra, që do bënte më pak evidente qeskat e syve, mund ta mbani në frigorifer, në mënyrë qe kur vendosen të jenë të ftohta.