Youthlab Dark Spot Remover Serum
Një serum potent për njollat, i cili përmban të gjithë ingredientët anti-njollë njëkohësisht. Vitaminë C, acid traneksamik, acid glikolik dhe melapeptide.
Një kombinim i cili nuk mund të zhgënjejë, për më tepër, të gjithë ingredientët në të, lejohen të përdoren gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies. I përshtatshëm për përdorim në rutinën e darkës, ky serum është në trajtë ujore, shumë lehtë për tu përthithur dhe mjafton një pompë për gjithë lëkurën, duke e bërë në këtë mënyrë një produkt që zgjat në kohë. I përshtatshëm për cdo tip lëkure (jo për nëntipin sensitive).
Benefitet:
Anti-njollë e fuqishme
Parandalon njollat dhe redukton ato ekzistuese.
Përdorimi:
Në lëkurë të pastër, në rutinën e darkës. Të pasohet me nje hidratues pas 5 minutash
Ndjesia e irritimit dhe djegies në fillim të përdorimit,është normale derisa lëkura ta tolerojë.
Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie.