Ky serum përmban 20% acid azelaik, i njohur për vetitë e tij te dyfishta: anti-akne dhe anti-njollë. Të kesh një rutinë ku në mëngjes përdor vitaminë C ndërsa në darkë acid azelaik, është ajo cfarë i nevojitet lëkurës me njolla kokëforta si melazmat (njolla si harta të krijuara gjatë shtatëzanisë). Acidi azelaik gjithashtu përdoret nga lëkurat sensitive si një anti-njollë dhe anti-akne pasi është i butë mjaftueshëm (përdoret edhe në lëkurat me rosacea).
Benefitet:
Njëtrajtëson tonin e lëkurës
Përthan aknet
Ndihmon që aknet mos mbesin njollë
Njëtrajtëson melasmat
Përdorimi:
Vetëm në rutinën e darkës
Pas pastrimit të lekurës
Të shmangen sytë dhe buzët
Të niset 2-3 herë në javë dhe të shtohet frekuenca përdorimit