RetinAl ndryshon nga retinOli, prej faktit se irritimi fillestar (purge stage) gjatë përdorimit të tij, është më i vogël. Përpos këtij fakti, retinAl është më i fuqishëm. Retinali i Geek&Gorgeous është një opsion i mirë për cdo tip lëkure. Diferenca bëhet në koncentrim:
Retinali 0,05% për fillestarët
Retinali 0,1% për lëkurat e mësuara me retinoide (pas shishes parë me 0,05%)
Benefitet:
Pastron lekurën nga aknet
Anti-rrudhë e fuqishme
Redukton dukshëm njollat post-inflamatore
Bën poret më pak të dukshme
Përdorimi:
Sasia sa një kokerr bizele për gjithë fytyrën (nqs është serum, 3 pika)
Vendos vazelinë tek buzët para aplikimit të retinoidit në lekurë
Të shmanget aplikimi në sy dhe buzë
Rreptësisht vetëm në rutinën e darkës
Të fillohet 2 herë në javë
Pas një muaji, të vazhdohet 1 natë po/ një natë jo
15 minuta pas aplikimit, të vendoset një hidratues në trajtë kremi