COSRX Snail 96 Mucin Power Essence
Një esencë (pra, më e lehtë se toneri), me bazë jargët e kërmillit, të njohura për vetitë e tyre hidratuese dhe qetësuese të lëkurës. Kjo esencë është një shtresë e mirë mbrojtëse për lëkurën sidomos në rastet kur përdoren produkte si retinoli, të cilat shkaktojnë irritim. Me përdorimin e esencës si hap i parë, probabiliteti për irritim, ulet ndjeshëm. Gjithashtu mund të përdoret si hidratues i vetëm dhe mjafton për lëkurat e yndyrshme. (Lëkurat mikse do kishin nevojë për më tepër, prandaj këshillohet të kenë edhe hidratuesin e zakonshëm). Nga SkinShareDoctor u bë i famshëm sepse i bëri përshtypje shkëlqimi që lë në lëkurë, por pa e lënë atë të yndyrshme.
Benefitet:
Hidraton lëkurën e dehidruar
Qetëson irritimet
I jep shkëlqimin e dëshiruar lëkurave (normale/thata)
Përdorimi:
Hapi parë në rutinë pas pastrimit të lëkurës. Të tamponohet me duar.
Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie.